Kilian Mbape, rekordmen e lider me Francën e Paris SG

U bë i pari lojtar i kombëtares së Francës që arrin 10 gola në kombëtare, ndërsa nuk ka mbushur ende 20 vjeç. Këtë nuk e kanë bërë as sulmuesit e shquar të së kaluarës si Fonten, Kantona e Henri, apo legjendat Kopa, Platini e Zidan, por e bëri Kilian Mbape.

Ai shënoi me penallti në minutën e 90-të ndaj Islandës, duke shpëtuar kampionët e botës me një penallti në stadiumin e Gingompit (Guingamp). Pak ditë më parë, u bë lojtari më i ri në 45 vjet që shënon 4 gola në 13 minuta në Ligën franceze, dhe kjo ndodhi në suksesin e Paris SG-së, 5-0 ndaj Lionit.

Më shumë sesa për golat, sidoqoftë, Mbape po merr rëndësi për rolin e tij udhëheqës, edhe pse është ende 19 vjeç, ndërsa në ekip ka kampionë të vërtetë si Joris, Varan, Ymtiti, Kante, Pogba, Grizman apo Zhiru. Kur sulmuesi hyri në fushë në minutat e fundit, Franca ishte në humbje 0-2 me Islandën, ndërsa ndikimi i tij ishte vendimtar, duke detyruar miqtë që të shënonin autogol, përpara sesa të barazonte.

Mbape do të mbushë 20 vjeç në 20 dhjetor, ndërsa në një moshë kaq të re ka luajtur 25 ndeshje për Francën, si dhe 123 ndeshje për klubet duke shënuar 62 gola.

Sfidanti.al