Përse Kristiano Ronaldo e bojkotoi Ligën e Kombeve?

Tanimë është konfirmuar se Kristiano Ronaldo nuk do të luajë me përfaqësuesen e Portugalisë deri në fund të këtij viti që do të thotë se ai nuk do të luajë as në ndeshjen e kthimit kundër Polonisë dhe as kundër Italisë. Këto ndeshje do të luhen më 17 dhe 20 nëntor në kuadrin e Ligës së Kombeve.
Ronaldo nuk e refuzoi pa arsye pjesëmarrjen e tij në këto dy ndeshje zyrtare evropiane, por duket qartë se kjo është një formë proteste ose bojkotimi kundër UEFA-s dhe konkurrimit të saj të ri, Ligës së Kombeve, që sapo ka filluar premierën e saj. Duket se ky futbollist yll i Juventusit është zemëruar me UEFA-n për disa arsye:
FIllimisht, sepse ai nuk u zgjodh futbollisti më i mirë në Evropë, pasi ky çmim i shkoi kroatit Luka Modriç dhe sepse atij iu tregua kartoni i kuq në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Valencias.
Kristiano Ronaldo është i ndërgjegjshëm se ai është një yll i madh në Evropë dhe se me mungesën e tij ai ndikon direkt te rëndësia e popullariteti i çdo konkurrimi të saj, sepse, në fakt, çdo konkurrim i tillë nuk është i njëjtë, kur ai mungon.
Arsyet që kemi sjellë më sipër, nuk janë konfirmuar, sepse vetë Ronaldo nuk është prononcuar lidhur me sa më sipër, por është shumë e qartë se e vërteta kështu është, sidomos, duke pasur parasysh sesa me dëshirë Ronaldo ka luajtur deri tani me përfaqësuesen e Portugalisë.
Sfidanti.al