Mashtron 16 000 veta sikur është futbollist i Juventusit!

Dionisio Farid, ndoshta, nuk është i talentuar për futboll, por ama në fushën e mashtrimit ai është as. Meksikanasi 19-vjeçar nga Oaksaka vendosi ta sajoi karierrën e tij të suksesshme, duke krijuar fake neës (lajme të rreme) në profilin e tij në Instagram dhe duke e hequr veten si një yll të ri në ngjitje të Juventusit të Torinos.
Në Torino ai gjoja erdhi, pasi skautët e kishin “zbuluar” në një turne në SHBA, ndërkohë që më parë ai kishte “luajtur” me ekipet meksikane “Lobos” dhe “Pumas”. Ky mashtrues arriti të bindë 16 000 veta për historinë e tij të sajuar si futbollist që e ndiqnin në Instagram “yllin e ri në ngjitje” të Juventusit, sikurse e paraqiste ai veten në rrjetet sociale.
Mashtrimi i këtij meksikanasi të ri u zbulua mbas reagimit të Juventusit të Torinos që shkroi në sajtin e vet zyrtar se në radhët e ekipit të tij as te të rinjtë dhe as te të rriturit nuk bën pjesë ndonjë futbollist meksikanas. Futbollisti i lartpërmendur mashtrues meksikan, Farid, arriti deri atje sa fotoshopoi foton e tij në ekipin e të rinjve të Juventusit në vend të futbollistit të ri portugez, Zhoao Sera, duke e publikuar atë në rrjetet sociale.
Sfidanti.al