Çfarë ka ndodhur me Pike që bën gabime foshnjarake?

Bacelona në katër ndeshje radhazi nuk ka arritur asnjë fitore në La Liga (një humbje dhe tre barazime). Në fakt, ekipi katalonjas e nisi mirë sezonin, por më pas nisi rënia e madhe. Gishti i fajit, veç trajnerit Ernesto Valverdes, drejtohet edhe te mbrojtësi qëndror, Zherar Pike, që po luan në një formë të dëshpëruar, duke bërë pese gabime trashanike ose foshnjarake që i kanë kushtuar Barcelonës nëntë pikë!
Serinë e gabimeve, Pike e nisi me Zhironën, kur në dy raste që gaboi, e lejoi kundërshtarin të shënonte dy gola. Më pas, bëri një gabim të madh edhe kundër Levantes që shumëkush e konsideron si gabimin më të rëndë në karrierën e tij, Pastaj erdhi ndeshja me Atletikon e Bilbaos, në të cilën ai nuk e kishte mendjen të përqëndruar dhe nuk doli nga zona si të gjithë bashkëlojtarët e tij të tjerë që ta linte ofsajd lojtarin kundërshtar që e shfrytëzoi mungesën e vemendjes nga ana e Pikes, duke shënur në portën e Barcelonës. Në ndeshjen e fundit kundër Valencias, ai mbas një korneje të gjuajtur nga lojtari kundërshtar, në vend që ta largonte topin me kokë, ia asistoi atë më shpinë Garait që shënoi gol.
Padyshim, kjo është periudha më e keqe në karrierën e Pikes.
Sfidanti.al