Përkëdheli spanjolle : Enis Bardhi quhet “Dejvid Bekami i ri”?

Pjesëtari i përfaqësueses maqedonase me kombësi shqiptare, Enis Bardhi, po luan mjaft mirë me Levanten jo vetën në La Liga, por edhe në skenën evropiane të futbollit. Thuhet se skautë të klubeve të mëdhenj po e ndjekin atë nga ndeshja në ndeshje.
Ka mediume në Spanjë që kanë filluar ta quajnë Bardhin “Dejvid Bejami i ri”, pasi ai i ekzekuton saktë dhe shënon gola nga goditjet statike.
“Jam shumë i kënaqur për golin tim të parë gjatë këtij sezoni, sepse ne i fituam të tra pikët në ndeshjen e vështirë me Getafen. Ne funksionuam mirë si ekip. Unë e dija se goli do të vinte si rrjedhim logjik i presionit që ne po ushronim”, deklaroi Bardhi mbas golit që shënoi dhe që i dha të tria pikët Levantes.
Sfidanti.al