Murinjo, kujdes kur flet! Federata heton trajnerin portugez

Zhoze Murinjos nuk i mjaftojnë problemet që ka në aspektin sportiv, por tani duhet të përballet edhe me ato disiplinore. Në fakt, Federata Angleze e Futbollit ka hapur hetime për trajnerin portugez që është kapur nga telekamerat teksa shqiptonte fjalë fyese në përfundim të ndeshjes mes Mancester Junajtid dhe Njukasëllit e fituar në mënyrë dramatike nga Djajtë e Kuq

Drejtuesit e FA do të bëjnë verifikimet e tyre në atë që është fiksuar nga kamerat me Murinjon që i ka thënë këto fjalë fyese në momentin që po dilte nga fusha e lojës. Ajo që rrezikon Murinjo nga kjo histori është ndëshkimi me gjobë ose marrja e ndonjë mase disiplinore.

Ndeshja e radhës e Mancester Junajtid në Premier Leaguen angleze është ajo e Stamford Bridge ndaj Çelsit që është në krye të renditjes së bashku me Mancester Sitin dhe Liverpulin. Murinjo mendohet se do të jetë në pankinë, ndërkohë që pritet edhe vendimi i Federatës Angleze të Futbollit për trajnerin portugez të Djajve të Kuq.

sfidanti.al