Rasti “Ronaldo-Majorga” vazhdon, ndërkohë që u tha se ai po mbyllej, sepse mungojnë provat konkrete. Por, tani në valle hyri revista e njohur gjermane, “Shpigel”, që pretendon se zotëron një provë të fortë që është në favor të amerikanes Katrin Majorga që e ka paditur superyllin portugez për përdhunim.
Revista në fjalë shkruan se ekziston një dokument që është nënshkruar personalisht nga Kristiano Ronaldo dhe ku shkruhet se ai i ka paguar Majorgës 375 000 dollarë që i gjithë rasti të mbyllet. Nëse me të vërtetë ekziston një dokument i tillë, atëherë, ka shumë mundësi që situata të keqësohet shumë në kurriz të Ronaldos dhe ai të përfshihet në probleme serioze.
Sidoqoftë, tani duhet të pritet, nëse gjykata e Las Vegasit do ta marrë parasysh këtë provë që “Shpigeli” dhe avokatët mbrojtës të Majorgës e konsiderojnë të fortë.
Sfidanti.al