Bajerni i Mynihut eshte perfshire ne nje krize rezultatesh ne kete pjese te sezonit. Skuadra bavareze nuk ka mundur te fitoje 3 ndeshjet e fundit ne kampionat dhe te shtunen pesoi nje disfate tronditese ne ‘Allianz Arena’ ndaj Borusia Mynshengladbah me rezultatin 0-3.
Kjo situate ka bere qe ne Gjermani te ngrihen dyshime ne lidhje me trajnerin e Bajernit te Mynihut, Niko Kovac, per te cilin zerat flasin se kroati rrezikon shkarkimin. Per me teper edhe lojtare si Hames Rodrigez kane shprehur zemerimin e tyre ndaj Kovac. Megjithate tekniku i Bajernit te Mynihut e ka nje mbeshtetje te forte.
Behet fjale pikerisht per presidentin e klubit bavarez, Uli Henes qe nuk e fshehu besimin e tij ndaj Niko Kovac. ‘Do ta mbroj Niko Kovac deri ne vdekje-eshte shprehur Uli Henes ne lidhje me te ardhmen e trajnerit te kampioneve te Gjermanise.
Sfidanti.al