Marko Rojs si kristal; jashtë kombëtares gjermane për probleme ne gju

Sulmuesi i Borusias së Dortmundit, Marko Rojs po i gëzohej një forme të jashtëzakonshme në këtë fillim sezoni. Por ky moment duket se ka marrë një goditje pas disa problemeve që futbollistit i janë sjhfaqur në gju. Rojs, që në këyë sezon ka shënuar 6 gola e ka dhënë 6 assist në 10 ndeshje zyrtare, do t’i nënshtrophet një trajtimi dhe disa sesioneve fizioterapie në Dortmund për të kaluar këtë problem

Për këtë arsye, trajnerit të përfaqësuesës gjermane, joakim lëv do t’i duhet të bëjë pa shërbimin e 29 vjecarit për ndeshjet e nations league që skuadra 4 herë kampione e botës do të luajë ndaj Holandës dhe Francës, lajm ky që u komunikua nga vetë Borusia e Dortmundit.

Gjermania do të luajë në 13 tetor sfidën ndaj Holandës, ndërsa 3 ditë më vonë në 16 tetor do të përballet me Francën në Paris.

sfidanti.al