Diego Kosta, s’mjafton “thatësira e golit”, vjen edhe dëmtimi

Do të mungojë disa javë, edhe pse nuk dihet saktësisht sesa. Diego Kosta do të jetë një mungesë e rëndësishme për Atletikon e Madridit, pasi pësoi dëmtim në muskujt e këmbës së majtë. Sulmuesi spanjoll me origjinë nga Brazili ishte në telashe sepse nuk po shënonte gola, por ja tani i ndodhi edhe lëndimi. Trajneri i Atletikos, Simeone, do të jetë padyshim i shqetësuar pasi Kosta ishte lojtar i rëndësishëm për ekipin edhe pa realizuar, ndërsa Antuan Grizman ka shënuar me ndihmën e tij. Tashmë, shpresohet që ndërprerja e kampionateve për shkak të kombëtareve, ta ndihmojë Atletikon që të jetë sa më pak ndeshje pa Kostën.

Sfidanti.al