“Nxënës” mësoni, FIFA hap kursin e parë për përdorimin e VAR-it

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) hapi në Madrid kursin e parë për ata persona që do të punojnë në sistemin për videondihmën që do t’u jepet gjyqtarëvë në fushën e lojës, njoftoi shërbimi i shërbimit të shtypit të FIFA-s. Instruktorët përkatës do të kualifikojnë ata specialistë që do ta përdorin VAR-in (Video Assistance Refferee).
Në ceremonin e hapjes së kursit të parë të VAR-it ishin të pranishëm kryetari i komisionit të gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluixhi Kolina, dhe drejtori i FIFA-s, Masimo Buzaka.
Teknologjia VAR do të ndihmojë gjyqtarët që të marrin vendime në situata të diskutueshme që ndikojnë direkt te rezultati i ndeshjes.
Sfidanti.a