I ati i Novak Gjokoviçit e ka të ngulitur në mendje konsideratën e tij për Rozher Federerin, megjithëse tenisti zivceran ka marrëdhenie mjaft të mira me tenistin serb. Pak kohë më parë u zhvillua “Kupa Lejver” në Çikago, ku Federeri dhe Gjokoviçi treguan sesa e respektojnë njeri-tjetrin.
Të dy tenistët e lartpërmendur bënin pjesë në të njëjtin ekip, ndërkohë që në një situatë Federeri u bë trajner i Gjokoviçit. Por, një gjë e tillë nuk ia prish dot mendjen të atit të Noles që thotë se Federeri është tenist i madh, por një njeri i vogël.
Sfidanti.al