Zhoze Murinjos askush nuk mund t’ia mohojë atë që ai ka arritur gjatë karrierës së tij si trajner, por, sidoqoftë, ky sezon për këtë trajner portugez duket si një tmerr i vërtetë. Mançester Junajtidi mbas vetëm shtatë raundesh të Premier Ligës, që tani, ka tri humbje, ndërsa të fundit (3-1) e pësoi nga Uest Hemi. Mbas kësaj humbjeje, gazetarët janë të sigurtë se ai do të shkarkohet shumë shpejt dhe në vendin e tij ata tanimë kanë vendosur ish-futbollistin e shquar francez dhe tani trajner, Zinedin Zidane. Shumëkush ka vënë bast se Murinjo nuk do të qëndrojë më shumë se një javë në stolin e drejtimit të Junajtidit.
Murinjo edhe vetë është ndërgjegjshëm për pozitën mjaft të brishtë, në të cilën ndodhet, dhe ai do të bënte mirë që, gjatë këtyre ditëvë, të mos t’i lexonte fare gazetat!
Sfidanti.al