Zhoze Murinjo ka nje jave kohe per te evituar shkarkimin si trajner i Mancester Junajtid. Pas humbjes me Uest Hamin, drejtuesit e Djajve te Kuq, hyne ne kontakt me Zinedin Zidan qe eshte kandidati kryesor per ta zevendesuar trajnerin portugez.
Mançester Junajtid do te duhet te fitoje ndaj Valencias kete te marte ne Ligen e Kampioneve dhe Njukasellin te shtunen me Premier League per te shpetuar pozitat e tij. Nje detyre kjo aspak e lehte per 55 vjecarin duke pare edhe raportet e veshtira te tij me futbollistet e tij sidomos me Pogba.
Nderkaq vete Murinjo preferon te largoje hijen e ish trajnerit te Realit te Madridit duke u fokusuar te sfida me Valencian.
‘Kur eshte Liga e Kampioneve java eshte gjithnje e bukur-tha Murinjo-na pret nje ndeshje e veshtire ndaj nje kundershtari te forte dhe te gjithe lojtaret e mi duan qe ta luajne. Pozitat e mia ne pankine te tronditura? Nuk e besoj. Kur fitojme, eshte merita e te gjitheve, kurse kur humbasim faji eshte i te gjitheve’.
Sfidanti.al