Kujdes gojën ..Adil Rami: Inzagi trajner katastrofë!

Futbollisti i njohur i Olimpikut të Marsejës, Adil Rami, në një prononcim të fundit vuri në dukje se ai ka ndërmend që ta provojë veten edhe si trajner, ndërkohë që tërthorazi kritikoi Pipo Inzagin që aktualisht është trajner i Bolonjës.
“Këtë vit, unë do të filloj kursin për trajner, sepse mendoj se mund të bëhem një trajner i mirë, ndoshta, jo te Marseja”, vuri në dukje Rami, duke shtuar: “Unë kam patur fatin që të kem trajnerë të mirë si Rudi Garsia, Didie Deshamp, Unai Emeri, Loran Blank dhe Klarens Sidorf. Kur shikoj punën e tyre, unë e kam të qartë se nuk do ta kem të lehtë, por, kur kam parasysh Pipo Inzagin, atëherë, them me vete se edhe unë mund të bëhem trajner, sepse ai (Inzagi) si trajner ka qenë një katastrofë e vërtetë”, tha Rami që ka bashkëpunuar me Inzagin te Milani në sezonin 20 14/15.
Sfidanti.al