Në Rusi, Mercedes zbaton të famshmin urdhrin e skuadrës dhe i jep mundësi Ljuis Hamilton të fitojë garën e zhvilluar në pistën e Soçit duke e cuar në dëshpërim të thellë Ferrarin përsa i përket luftës për titullin botëror. Valtteri Bottas ishte ai që startoi nga pole position në këtë garë, por në mesin e saj nga bokset e Mercedes erdhi indikacioni për finlandezin që të lejojë parakalimin e shokut të tij të skuadrës me britanikun që në fund kaloi i pari vijën e finishit.
Bottas u rendit i dyti, ndërkohë që Fetel me Ferrartin e tij u detyrua të pranojë vendin e tretë, dicka që nuk i shërben aspak 4 herë kampionit të botës. vendi i katërt ishte për Kimi Raikkonen. Maks Vershtapen që festoi 21 vjetorin e tij të lindjes, bëri një garë të jashtë zakonshme të cilën e nisi nga vendi i fundit për ta mbyllur në të 5.
Tashmë kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi i Botërorit të Formula 1 dhe Mercedes e Hamilton duket se po fluturojnë drejt titullit të radhës pasi diferenca mes tij dhe Sebastian Fetel ka shkuar në 50 pikë.
sfidanti.al