Murinjo në fije të perit; mund të shkarkohet javën e ardhshme

Karriera e Zhoze Murinjos në stolin e Mançester Junajtid varet në fije të perit. tekniku portugez rrezikon të shkarkohet gjatë javës që vjen për shkak të rezultateve negative që Djajtë e Kuq kanë regjistruar në këtë sezon nën drejtimin e tij. Sipas ‘Daily Mail’, futbollistët dhe drejtuesit e klubit anglez diskutuian për mundësinë e largimit të luzitanit nga stoli i Mançester Junajtid gjatë kthimit për në Mancester pas humbjes së pësuar ndaj Uest Hemit me rezultatin 3-1

Fillimi i këtij sezoni për Mançester Junajtid është më i dobëti i kësaj skuadre në kampionatin anglez në 29 vjet. janë zhvilluar 7 ndeshje të Premier Leagues dhe Djajtë e kuq e shohin veten në vendin e 10 me 9 pikë më pak se skuadra kryesuese e kampionatit që tani është Mançester Siti i Guardiolës me 19 pikë të grumbulluara.

sfidanti.al