Është një nga të vetmit që nuk ka dashur të largohet. Marek Hamshik nuk është napolitan, as edhe italian, megjithatë Napolin e ka në zemër. Lojtari sllovak me klas nuk heq dorë nga ëndrra e madhe, ajo e fitimit të titullit kampion. “Mund të konkurrojmë me Juventusin, ndonëse së fundmi nuk kemi pasur fat, – thotë ai, – unë jam optimist, madje jam realist pasi e njoh forcën që ka Napoli”. “Dua të fitoj titullin dhe të bëj festë me tifozët në këtë qytet, ndërsa një ditë më vonë mund ta lë futbollin”, – shpehet ai.
Nuk është se Hamshik nuk ka pasur “raste”. “Kam refuzuar Juventusin, Milanin dhe Interin, – tregon ai, – në Itali nuk do të ketë skuadër tjetër për mua, përveç Napolit, por edhe për të shkuar jashtë, nuk besoj”. Hamshik beson se mund të arrijë legjendën Maradona për shënimin e golave, pasi sllovaku ndodhen në kuotën 103 me Napolin, veçse optimizmi i tij përfundon kur vjen puna tek Championsi. “Do të ishte shumë bukur sikur t’ia dilnim, por e shoh të vështirë, – shprehet Hamshik, – në finale shkojnë gjithmonë kolosët”.