Murinjo ben nje armik tjeter; quhet Marcus Rashford

Nuk ka paqe per Zhoze Murinjon ne Angli. Sipas tabloidit ‘Daily Mail’ trajneri portugez i Mancester Junajtid ka bere nje ‘armik’ te ri pas Pol Pogba, Markus Rashford. Portugezi e kritikoi sulmuesin anglez qe u zevendesua ne ndeshjen me Jang Bojs, per sjelljen e tij. Ne fundin e sfides Rashford nuk i respektoi keshillat e stafit dhe nuk e beri mire nxemjen.

Por jo vetem kaq. Ne median britanike tashme po flitet per nje percarje te skuadres duke krijuar dy grupe; nga njera ane eshte ai i drejtuar nga Pol Pogba kunder Murinjos ku perfshihen edhe Pereira, Marsial, Baili, Shou dhe Rashford. Ne krahun tjeter eshte grupi qe del ne mbrojtje te portugezit i perbere nga Matic, Jang, Valencia, Felaini dhe Aleksis Sancez.

Murinjo sigurisht vijon ne rrugen e tij, por rezultatet e fundit negative, barazimi me Ulverhemptonin dhe eliminimi ne Kupen e Liges nga Derbi Kaunti, e kane tronditur serish poziten e tij. Jane te shumte tifozet e Djajve te Kuq qe kerkojne largimin e tij dhe ardhjen e Zidan, i cili ditet e fundit eshte pare ne Londer. Sigurisht perplasjet me Pogba perbejne ngjarjen me te rende te Mancester Junajtid dhe eshte e sigurt se njeri prej tyre do te largohet nga Old Trafford.

Sfidanti.al