Zajtsev është i martuar….por gjithsesi propozimi i vjen

Ndodh që një person edhe pse është i martuar e merr një propozim martese. Kjo i ka ndodhur kapitenit të përfaqësueses italiane të volejbollit për meshkuj gjatë kampionatit botëror të kësaj disipline që po zhvillohet në Itali dhe Bullgari. Gjithcka ka ndodhur në momentin e nxemjes së skuadrës italiane pak minuta përpara fillimit të ndeshjes mes Italisë dhe Finlandës.

Në shkallët e pallatit të sportit u shfaq një vajzë që mbante në duar një pankartë ku shkruhej:  ‘Zaytsev martohu me mua’,  një mesazh që e bëri volejbollistin që të buzëqeshë. Ivan Zajtsev që është i martuar me Ashling Siroki deshi që t’i japë një përgjigje admirueses së tij dhe këtë e bëri nëpërmjet rrjeteve sociale ku postoi videon e propozimit të famshëm të shoqëruar me mesazhin që padyshim ishte me tone shakaje: ‘Në këtë mënyrë, kur të martohesh një ditë, bashkëshorti yt do të dijë që në fillim më propozove mua. Dhe nëse më fal, më fto në dasmën tënde’.

sfidanti.al