Një pilot italian në Formula 1, Sauber merr Xhovinacin për 2019

Botërori i Formula 1 mirëpret një pilot italian në vitin 2019. Bëhet fjalë për antonio Xhovinacin i cili do të jete në skuadrën e Sauber Alfa Romeo bashkë me Kimi Raikkonen. Xhovinaci që gjithnjë ka qenë në qëndër të vëmendjes së Ferrarit, sezonin e klauar arriti të zhvillojë 2 gara duke zëvendësuar Verlajn të dëmtuar.

Piloti 24 vjecar garoi në Çmimin e Madh të Malajzisë ku u rendit në vendin e 12 dhe në atë të Kinës ku u detyrua të tërhiqej. ndërsa këtë vit ai mori pjesë në provat e lira të garës së gjermanisë dhe Hungarisë, pa harruar pjesëmarrjen e tij në testet e Montmelosë dhe Hungaroringut si me Ferrarin ashtu edhe me Sauber, sigurisht duke u alternuar

‘Është një ëndërr që bëhet realitet, është një nder i vërtetë për mua që të garoj me këtë skuadër-tha Xhovinaco-si italian që jam, për mua do të jetë emocionuese që do të përfaqësoje një markë ikonë si Alfa Romeo duke e falenderuar për shansin që më dha. Jam shumë i motivuat dhe mezi po pres që të nis punën’.

Nuk ndodhte që nga viti 2011 që Italia të kishte një përfaqësues të saj në Botërprin e Formula 1. Në atë vit në këtë kampionat ishinJarno Truli që garonte me Lotus dhe Liuzzi me HRT Cosworth.

sfidanti.al