Çohuni në këmbë, Fergusoni pritet në “Old Trafford” si ..zoti i futbollit

Ish-trajneri i Mançester Junajtidit ser Aleks Fergusoni u prit me lot gëzimi dhe ovacione të mëdha nga tifozët në stadiumin “Old Trafford”, mbas operacionit që ai bëri me urgjencë në tru. Spikeri i stadiumit njoftoi se Fergusoni, “një nga fitgurat më të rëndësishme në historinë e klubit” ndodhet në stadium, ndërkohë që ai i përshëndeti me dorë tifozët e shumtë që ndodheshin në “Old Trafford”, shumë prej tyre me lot gëzimi në sy dhe me ovacione të mëdha.
Ser Fergusoni, 76 vjeç, para ndeshjes mes Junajtidit dhe Uollverhemptonit deklaroi: “Ky ishtë një udhëtim i gjatë, por unë vazhdoi të ecë përpara, dëgjoi se çfarë më thonë djali im dhe mjekët, kështu që unë tani ndjehem mirë. Ende kam pak dridhje, ndoshta, më vijnë nga emocionet. Për herë të fundit, Junajtidin unë e kam parë në ndeshjen kundër Arsenalit në prill. Tani, ajo ndeshje më duket shumë larg dhe sa mirë që u ktheva”, deklaroi Fergusoni.
Sfidanti.al