Hari Kein mbulon valën 11 metra, “mbreti i penalltive” në Angli

Hari Kein as në ndeshjen ndaj Brajtonit që Totenhemi e fitoi, nuk gaboi, kur gjuajti nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe për të kjo ishte penalltia e 13-të e realizuar që nga gushti i vitit 2015.
Mbas Botërorit të Rusisë, ku ai realizoi katër penallti, Keini po vazhdon me të njëjtin stil edhe në Premier Ligë, ndërkohë që gjatë tre viteve të fundit ai ka realizuar 13 penallti nga 15 që ka gjuajtur.
Nga ana statistikore, Keini është realizuesi nr.1 i penalltive, ndërsa mbas tij vijnë Serhio Aguero dhe Troj Dini.
Sfidanti.al