Për herë të parë në formacion luajti vetëm në Lisbonë për Ligën e Kampionëve. Hames Rodrigez nuk e ka të sigurt aktivizimin që nga minuta e parë nën trajnerin e ri të Bajernit, Niko Kovaç, dhe kjo ka një arsye. Vetë kroati u shpreh se kolumbiani ka nevojë të përmirësojë lojën në mbrojtje, në mënyrë që të bëhet më shpesh pjesë e “njëmbëdhjetëshes”.
“Natyrisht, Hamesi po punon shumë në stërvitje, – tha Kovaç, – por, ende i duhet të përmirësohet në mbrojtje, pasi tek Bajerni luan po të jesh mirë në çdo aspekt. Gjithsesi, Hamesi është një lojtar i madh, shumë i fortë dhe jam i bindur se do të na ndihmojë shumë”.
Sfidanti.al