Lionel Mesi vendos të ndryshojë look-un e tij. Kapiteni i Barcelonës, që na ka mësuar të gjithëve me imazhin e tij me mjekër, u shfaq në seancën stërvitore të së premtes me fytyrë të pastër duke bërë shaka me shokët e tij të skuadrës; argjentinasi e kishte hequr mjekrën e tij.
Parukieri i Mesit në Barcelonë quhet Ariel Bermudez, edhe ky argjentinas, i cili përvcse i shkurton flokët që nga viti 2012, kujdeset edhe për mjekrën e futbollistit. Sulmuesi 31 vjecar i shkurton flokët 2 herë në muaj dhe ashtu sic ndodh me shumë futbollistë të tjerë, parukieri i shkon në shtëpi.
Ndryshimin e fundit në pamje, Mesi e bëri në prag të ndeshjes së 1/8 të finaleve të Botërorit me Francën kur punësoi një parukier peruan i cili i shkurtoi flokët dhe mjekrën. Por ndryshimin më radikal në look-un e tij 31 vjecari e bëri kur ndryshoi krejtësisht ngjyrën e flokëve duke u shndërruar në bjond-platin.
sfidanti.al