Është edhe femër e fortë, edhe e bukur. Ronda Rusei ka tërhequr vëmendjen në të gjitha aspektet e saj, ndërsa rikthehet në ring si luftëtare. Ish-kampionia e arteve marciale të përziera, MMA, do të ndeshet në dhjetor për të fituar përsëri brezin e artë të më të mirës në botë, ndërsa revista e shquar amerikane, “Sports Ilustrejtid” i ka kushtuar përsëri kopertinën.
Nuk i ka dalë aspak keq për vajzën që ndryshoi imazhin e arteve marciale në gjininë femërore. Ronda ka pozuar duke reklamuar një kostum të ri plazhi, dhe besohet se shitja e tij do të jetë vërtet i suksesshëm. Aq më shumë nëse ajo e fiton brezin e artë.