Liverpuli e ka filluar shumë mirë sezonin e ri të Premier Ligës, por, megjithatë, tifozët e ‘të kuqve” janë të shqetësuar dhe ata në rrjetet sociale po bëjnë pyetjen se përse nuk ka komunikim të mirë mes dy lojtarëve kyç të ekipit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.
Gjatë ndeshjes së fundit me Totenhemin që Liverpuli e fitoi me meritë 2-1 në “Uembli”, nuk u realizuan disa shanse të pastër, ndërkohë që u vu re një bashkëpunim i keq mes Salahut dhe Manes.
Në një nga kundërsulmet, Mane nuk ia pasoi topin Salahut, megjithëse ai ishte në një pozicion shumë më të mirë, por Keitas, ndërkohë që edhe Salahu në disa raste u tregua shumë egoist, megjithëse pranë kishte Manen. Kjo gjë nuk i pëlqeu as trajnerit Jurgen Klop që reagonte i nxehur te vija anësore. Tifozët janë të shqetësuar, duke konsideriuar se mos ka diçka në marrëdheniet mes dy lojtarëve të lartpërmendur.
Sfidanti.al