Tirana e arriti më në fund fitoren e parë në Superligë. Skuadra e trajnerit Ze Maria ia doli me shifrat 3-1 ndaj Luftëtarit në “Selman Stërmasi”, duke lënë pas për momentin, krizën e deritanishme. Autorë të golave për kryeqytetasit ishin Blazhevski, Turtulli dhe Greca, ndërsa një autogol i Dokës barazoi përkohësisht shifrat.
Ekipi 24 herë kampion i Shqipërisë, e meritoi fitoren, ndonëse ende mbetet në vendet e fundit të renditjes me vetëm 4 pikë. Luftëtari, ndërkaq, është në krizë të thellë pasi i ka humbur të 4 ndeshjet e deritanishme në kampionat. Një ndryshim rrënjësor për një ekip që vjet u kualifikua për në kupat e Europës nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika.
Më herët, në Superligë u zhvillua edhe një ndeshje tjetër, ajo mes Laçit dhe Partizanit që përfundoi në barazim 0-0.
Sfidanti.al