Ditën e zhbllokimit të Kristiano Ronaldos, cmendet Daglas Kosta. në ndeshjen me Sassuolon braziliani u përfshi në një zënkë me Di Françeskon dhe e gjithë kjo ndodhi në momentin e golit të Sassuolos. Dukej si një zënkë e zakonshme që shihet zakonisht në ndeshjet e futbollit, por më as u pa që Daglas Kosta të gjuajë me brryl kundërshtarin e tij, që u shoqërua me një goditje tjetër me kokë dhe arbitri vetëm sa e ndëshkoi me karton të verdhë.
Por kjo histori nuk mbyllet me kaq, sepse polemikat mes lojtarëve vijuan dhe Daglas Kosta humbi toruan dhe e pështyu Di Franceskon. Arbitri nuk e pa episodin që nuk i shpëtoi sistemit VAR dhe si rrjedhojë erdhi edhe kartoni i kuq për futbollistin. Braziliani me gjestet e tij rrezikon të ndëshkohet me 3 ndeshje pezullim kjo sepse peshtyrja konsiderohet si një veprim i dhunshëm. Nëse do të vijë ky lloj për Daglas Kostën, atëherë braziliani do të mungojë në ndeshjen me Frozinonen, Bolonjën dhe Napolin.
sfidanti.al