Mund të jetë 36 vjec, por Zlatan Ibrahimovic herë pas herë dhuron perla futbollit botëror. këtë radhe gjithcka ndodhi në ndeshjen e Major League Soccer mes Los Anxheles Galaksi dhe Torontos, kur suedezi shënoi golin e tij të 500 në karrierë nëpërmjet një lëvizjeje të arteve marciale, një imazh të cilin e kemi parë edhe më parë. Është për të ardhur keq sepse ky supergol i Ibrahimovic nuk i shërbeu shumë skuadrës kaliforniane që e humbi ndeshjen 5-3.
Por momentet spektakolare nuk kanë munguar në këtë përballje. Edhe Toronto pati episodin e saj me të cilin munt të krenohet. bëhet fjalë për Sebastian Xhovinkon i cili kur shënoi golin e tretë për Toronton bëri një lëvizje që të gjithë e përkufizuan si autopasim.
sfidanti.al