Arritja e Kipçoges, thyen rekordin historik të Maratonës

Maratona ka një tjetër rekor botëror dhe autori i tij është Eliud Kipçoge. Atketi kenian shkroi historinë për atletikën teksa theu rekordin e maratonës Derek Klejton që rezistonte prej 51 vitesh. Kipçoge e vendosi rekordin e ri botëror të kësaj disipline në Maratonën e Berlinit kur i përshkoi 42 km e kësaj ngjarje të madhe sportive me 2 orë 1 minutë e 39 sekonda, një kohë kjë që është ulur me mbi 2 minuta në krahasim me rekordin e 1967

Kipçoge me këtë rezultat e vendos veten mes legjendave të atletikës botërore. Kur ishte vetëm 18 vjec në 2003 ai u shpall kampion bote në garën e 5000 m, ndërkohë që është kampion olimpik në maratonë. Ajo e Berlinit ishte jesëmarrjha e 10 e Kipçoges në disiplinën e maratonës, me kenianin që ka dalë fitues në 9 raste

‘Jam shumë i lumtur. Nuk gjej fjalë për të komentuar këtë arritje-tha Kipchoges pas përfundimit të garës-kilometrat e fundit ishin vërtet të vështirë, por unë  isha i përgatitur dhe unë nuk mund të rri pa falenderuar trajnerin tim’.

sfidanti.al