S’do t’i kisha mundur dot Nadalin, Federerin dhe Gjokoviçin për 1 milion vite

Legjenda amerikane e tenisit, Andre Agasi, që ka shënuar një nga epokat e tenisit botëror, tha hapur se ai nuk u afrohet as deri te gjunjtë Rafael Nadalit, Rozher Federerit dhe Novak Gjokoviçit.
Kjo treshe e lartpërmendur ka një kohë të gjatë që po e dominon “sportin e bardhë” elitar dhe, sipas Agasit, kjo ndodh, sepse ata të tre janë sportistë mjaft kualitativë, të qëndrueshëm dhe e dinë shumë se çfarë kërkojnë nga çdo ndeshje dhe turne.
“A e keni idenë sesi e godasin ata topin e tenisit nga linja bazë? Unë do të mund të luaja si ata vetëm 10 minuta, kurse më pas do të detyroja të lija lojën. Unë kurrë, as për një milion vite, nuk do të mund të fitoja ndaj Nadalit, Federerit dhe Gjokoviçit. Forma ime më i mirë e së kaluarës nuk mund të krahasohet me formën e tyre më të keqe të së tanishmes! Këtë unë e pranoj dhe nuk më vjen keq”, tha ky tenist i famshëm amerikan që gjatë karrierës së tij ka fituar gjithsej tetë tituj turnesh Grand Slam.
Sfidanti.al