Trajneri francez, Zinedin Zidane, ka bërë të ditur se ai do të kthehet shumë shpejt në futboll si trajner. Zidane që e dha dorëheqjen nga drejtimi i Realit të Madridit në fund të sezonit të kaluar, që nga ajo kohë ka bërë pushime dhe tani thotë se ai do ta rfillojë punën si trajner.
Presidenti i Realit, Florentino Perez, në një prononcim të fundit, vuri në dukje se ai është shumë i pakënaqur me mënyrën sesi Zidane iku nga klubi, sidomos se ai nuk i tregoi për arsyen e vërtetë se përse kishte dhënë dorëheqjen. Perezi konsideron se bëhet fjalë për një komplot të madh dhe se ai di pak gjëra për të.
Është folur shumë për vajtjen e mundshme të Zidanes te Junajtidi, por atje është ende Zhoze Murinjo, pozitat e të cilit, në fakt, janë tronditur. Nga kampi i “djajve të kuq” nuk ka dalë asnjë prononcim lidhur me ardhjen eventuale të Zidanes në “Old Trafford”.
Sfidanti.al