Fjala e përdorur më shumë është “seksizëm”, që do të thotë trajtim më i mirë për meshkujt sesa për femrat. Kështu e quajti Serena Uilliams dënimin e saj nga gjyqtari Karlos Ramos në finalen e humbur në US Open ndaj Naomi Osakës. Në krah të kampiones 36-vjeçare doli një legjendë si Billi Xhin King, ish-teniste e shquar amerikane, sot 74 vjeç.
“Kur një grua bëhet me nerva ajo quhet “histerike” dhe ajo dënohet për këtë, – u shpreh pesë herë kampionia e US Openit, – kur një njeri bën të njëjtën gjë, ai quhet “i drejtpërdrejtë”, dhe nuk ka pasoja. Serena, të falenderoj që e sulmon këtë standard të dyfishtë dhe e quan me emrin e duhur”. Billi Xhin King shtoi se nuk duhet ndaluar këtej e tutje që sportistët të komunikojnë me trajnerët gjatë ndeshjes, siç janë sot rregullat e publikut.
Gjyqtari Ramos e quajti fajtore Serenën për komunikim të ndaluar me trajnerin, ndërsa debati më tej u nxeh pa masë, aq sa tenistja e ofendoi arbitrin, ndërsa ky e dënoi. Billi Xhin King thotë se ishte trajneri ai që deshi t’i jepte udhëzime Serenës, ndaj tenistja nuk mund të dënohet me veprimin e trajnerit të saj.
Shumë emra të tjerë të tenisit dhanë opinionin e tyre për konfliktin, pati kritika për Uilliamsin, por edhe pohim se gjyqtarët janë më tolerantë me meshkujt. Billi Xhin King, ndërkaq, është një legjendë e këtij sporti me 39 Grand Sleme (12 individuale, 16 dyshe, 11 dyshe të përziera), plus 4 Kupa Dejvis si lojtare dhe 4 Kupa Dejvis si trajnere.
Sfidanti.al