Kantona vë “në peshore” Murinjon e Guardiolën për Junajtidin

Këshilla e tij mund të jetë me shumë vlerë, por duket e vështirë që të shfrytëzohet. Erik Kantona mendon se Pep Guardiola do të ishte trajneri ideal për Mançester Junajtidin, veçse ka një problem “të vogël”, që katalanasi drejton skuadrën rivale të Sitit. Francezi i madh, i mbiquajtur “Mbret” tek Junajtidi, beson se klubi bëri zgjedhje të gabuar me Zhoze Murinjon.

“Nuk mund ta hedh poshtë Junajtidin që në fillim të sezonit, jam i bindur se do të fitojë trofe, pasi është skuadër e madhe, klub i madh, – u shpreh Kantonaja, – por, mënyra sesi luajnë nuk më pëlqen. Trajneri nuk i kënaq tifozët. Nuk ka emocione, nuk ka fantazi. Mua më pëlqen karakteri i Murinjos, personaliteti i tij, por ai nuk bën për Junajtidin. Në vend të tij duhej të kishte qenë Guardiola”. Kantona është sot 52 vjeç, ndërsa me Mançester Junajtidin e Sër Aleks Fergusonit, fitoi shumë trofe në vitet 1992-1997.

Sfidanti.al