Klaudio Maarkizo e vendosi edhe zyrtarisht firmën e tij në kontratën dyvjeçare me Zenitin e Sankt Peterburgut, pasi paraprakisht ai e prishi kontratën me Juventusin. Ky pjesëtar i përfaqësueses italiane kishte përpara disa oferta, por ai pranoi atë që erdhi nga Rusia, më saktë nga Zeniti, pasi ajo ishte më e majmja nga të gjitha të tjerat. Markizo te Zeniti do të marrë plot gjashtë milionë euro për sezon, shumë më tepër sesa ai merrte te Juventusi – tre milionë euro për sezon.
Për këtë mesfushor 32-vjeçar kishin treguar interes Monako dhe Vilareali, por në fundfituan paratë, kështu që gjatë dy sezoneve të ardhshëm Markizo do të mbajë veshur bluzën e Zenitit të Peterburgut.