Kristiano Ronaldo e zhgënjeu opinionin publik sportiv, kur ai nuk mori pjesë në ceremoninë e zgjedhjes së futbollistit më të mirë në Evropë. Në konkurrim, veç tij, ishin Luka Modriç dhe Mohamed Salah, ndërkohë që lojtari më i mirë evropian u shpall futbollisti kroat (Modriç), por Kristiano Ronaldo nuk erdhi në ceremoni, duke lënë shije të keqe jo vetëm te të pranishmit, por edhe më gjerësisht.
Ronaldo, agjenti i tij, Mendesh, si edhe e motra e Kristianos, Katia, e shprehën hapur zhgënjimin e tyre se çmimi i lojtarit më të mirë evropian për sezonin e kaluar konkurrues nuk iu dha futbollistit portugez, por një përgjigje të ashpër ata morënnga futbollisti legjendar i “Zonjës së vjetër”, Alesandro del Piero, që tha se nuk e kuptoi sjelljen e Ronaldos që nuk erdhi në ceremoni.
“Të them të drejtën, edhe unë do të kisha mbetur i pakënaqur, po të isha në vend të Ronaldos, por që të mos vish në ceremoni, këtë unë kurrë nuk do ta kuptoj. Kjo është diçka e veçantë”, vuri në dukje Del Piero.
Sfidanti.al