Diego Simeone e ka çuar Atletikon e Madridit deri në majën e futbollit evropian dhe ka ai fituar një status legjendar midis tifozëve, por, nëse ekipi i tij do të vazhdojë të mos arrijë rezuiltate, ata (tifozët) nund t’i harrojnë shpejt sukseset e tij. Pikërisht, statistikat tregojnë se, momentalisht, “jorganxhinjtë” kanë startin më të keq, qëkur ekipin e ka marrë përsipër ky trajner argjentinas në dhjetor 2011.
Atletiko e Madridit barazoi 1-1 në “Mestalja” me Valencian në raundin e parë, ndërsa më pas arriti një fitore të vështirë 2-1 ndaj Valekanos në stadiumin e vet. Por, duke pësuar humbje nga Selta, Atletiko ka shënuar startin më të keq, qëkur ekipin e ka marrë Diego “Çolo” Simeone’ Katër pikë mbas tre ndeshjesh janë pak për këtë ekip që konsiderohet si një nga tre ekipet më të mirë të Spanjës. Që Atletiko luajti mjaft dobët ndaj Seltës, këtë e tregoi edhe statistika se ky ekip madridas, gjatë 90 minutave, nuk dërgoi asnjë top të saktë në drejtim të portës kundërshtare.
Sfidanti.al