I pabesueshëm rituali : Mane shkon në xhami dhe pastron WC-të!

Liverpuli mundi 2-1 Lesterin në ndeshjen e raundit të 4-t të Premier Ligës dhe “hero” i të kuqve ishte Sadio Mane që e ka filluar shkëlqyeshëm sezonin e ri, duke treguar se nga ai më të drejtë mund të pritet më shumë. Ky futbollist senegalez shënoi golin e parë në ndeshjen e lartpërmendur, duke e ndihmuar ekipin e vet që të siguronte tri pikë të tjera dhe të ruajë vendin e parë në tabelë.
Ndërkohë që lojtarët e tjerë të Liverpulit u kthyen në shtëpitë e tyre, mbas ndeshjes së mësipërme, Mane sapo mbërriti në Liverpul, shkoi në xhami, ku ai shkon përditë. Ylli i Liverpulit vendosi që të ndihmojë ata që mbajnë rregullin në xhami, duke pastruar bashkë me ta WC-të dhe duke treguar se për të nuk ka rëndësi se ai është lojtar kyç në një klub të njohur.
Sfidanti.al