Xhaiçi zbulon sekretin: Kanë ushtruar presion që t’ia ndërroja emrin Crvena Zvezdës!

Një nga legjendat me të mëdha të futbollit në Jugosllavinë e dikurshme, Dragan Xhaiç, që mbas mbarimit të karrierës së tij në fushë, ka qenë njeriu kyç në krijimin e ekipit që, më 1991, u bë kampion Evrope, pasi mundi me penallti në finale të Kupës së Kampioneve Olimpikun e Marsejës, zbuloi se mbas shpërbërjes së Jugosllavisë ndaj tij është ushtruar një presion i madh që ta ndërronte emrin e klubit gjigant të Beogradit. Sidoqoftë, Xhaiçi nuk e zbuloi se nga kush i erdhi presioni dhe se çfarë emri i kishin kërkuar atij që t’i vinin këtij klubi beogrtadas.
“Ai ishte një presion që ushtrohej nga katër anët. Por, unë gjithnjë u pëgjigjesha: ‘Mos iu shkoj në mendje, në asnjë rast. Sa të jem unë te Zvezda, një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Unë jam rritur në këtë klub dhe nuk më bëhet aspak vonë se çfarë mendojnë ata njerëz që janë jashtë klubit. Ky klub ka histori që duhet të respektohet. Se çfarë do të ndodhë mbas 15-20 vitesh, këtë gjë unë nuk e di, por, megjithatë, emri i Crvena Zvezdës nuk do të ndërrohet asnjëherë”, tha një nga drejtuesit kryesorë të këtij klubi serb.
Sfidanti.al