Milani shkon në derbin ndaj Interit me diferencën më të madhe që nga koha kur Masimiliano Alegri nuk kishte shkuar ende tek Juventusi. Kuqezinjtë e Montelës kanë sot 8 pikë më shumë sesa zikaltërit, dhe bëhej fjalë për sezonin 2011-2012, veçse ky avantazh nuk i ka sjellë fat. Atë edicion, ishte Interi që i fitoi të dy derbet. Rekordin e diferencës në sfidën e “Madoninës” (në fazën e parë) e mban Interi dhe bëhet fjalë për kohën e Roberto Mançinit, në vitin 2007. Ishte një sezon i çuditshëm, pasi Interi ishte në 22 pikë epërsi ndaj Milanit, por skuadra e Karlo Ançelotit fitoi atë vit Ligën e Kampionëve, madje në mënyrë të shkëlqyer duke mundur dy gjigandët anglezë, Mançester Junajtidin e Fergusonit dhe Liverpulin e Benitezit.