Humbja e fundit kundër Izraelit ka sjellë krisje serioze tek mbështetësit e kombëtares së futbollit, jo aq për rezultatin sesa për organizimin e këtij takimi. Grupimi më i njohur dhe më efikas i seleksionit kombëtar, “Tifozët Kuq e Zi” kanë zgjedhur një mënyrë ekstreme për të protestuar ndaj asaj që ata e quajnë sjellje terrorizuese të policisë në jo vetëm një rast.
Grupimi kuqezi do të mbështesë kombëtaren vetëm në sfidat jashtë vendit të kualifikueseve të Botërorit.
“Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptarë përjetuan nga policia e shtetit shqiptar” theskojnë tifozet..
“Ne jemi tifozë, që e duamë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri. Për arsyen e lartcekur, Tifozët Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për bojkotimin e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtaren do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë. Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikovë dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë”, thuhet në deklaratën e tifo-grupit.