Në pjesën e parë të ndeshjes së fundit me Totenhemim që u luajt në “Old Trafford”, Mançesteër Junajtidi ishte një rival i denjë, ndërsa sulmuesi i tij kryesor, Romelu Lukaku, humbi edhe një rast gati 100 për qindësh, kur rezuiltati ishte 0-0, por, sidoqoftë, rastet e humbura dhe loja e shkëlqyer e miqve në pjesën e dytë bënë që “djajtë e kuq” të pësojnë një humbje turpëruese 0-3 pikërisht në fushën e vet, ku ata kishin katër vite pa pësuar një humbje të tillë. Kjo humbje e vuri edhe më në vështirësi trajnerin e Junajtidit, Zhoze Murinjo, duke e afruar atë edhe më shumë me derën e daljes së “Old Traffordit”. Kështu që tani e gjithë vëmendja e tifozëveështë përqëndruar te ndeshja e së dielës së ardhshme e Mançesterit kundër Barnlit.
Gazeta “Daily Mail”, duke iu referuar burimeve të brendshme të Junajtidit, shkruan se, nëse Mançesteri do të humbasë të dielën, atëherë, kjo do të jetë edhe lamtumira e “Specialit” portugez dhe një parlajmërim i ardhjes eventuale të trajnerit francez, Zinedin Zidane. “Asgjë nuk varet nga tifozët, duan apo nuk duan ata. Gjithçka varet nga kryesia e klubit. I njëjti parim u aplikuaedhe në rastin e trajnerit holandez Luis van Gal. Kështu që duhet të pritet ndeshja e së dielës”, vinte në dukje gazeta e mësipërme angleze.
Sfidanti.al