Trioja më e shtrenjtë në botë i jep fitoren e tretë PSZH-së

PSZH-ja, kampione aktuale e Francës, shënoi fitoren e tretë në sezonin e ri të Ligës së 1-të, pasi ajo mundi 3-1 në “Parkun e Princave” ekipin Anzhe, një triumf, të cilin asaj ia siguroi trioja më e shtrenjtë e botës.
Edison Kavani, Kilian Mbape dhe Nejmari shënuan nga një gol, ndërkohë që kjo treshe vlen gati gjysmë miliard euro! Kjo ishte hera e parë gjatë këtij sezoni që të tre lojtarët e lartpërmendur shënojnë të tre në të njëjtën ndeshje. Anzhe nuk u krijoi ndonjë problem parisienëve, më përjashtim të rastit, kur një nga futbollistrët e saj e barazoi rezultatin në 1-1 mbas golit të parë të Kavanit. Por, më pas, në skenë doli Mbape që me një volej të shkëlqyer e kaloi përsëri në avantazh PSZH-në në min. e 51-të, kurse Nejmari e vulosi fitoren në min. e 66-të.
PSZH-ja me nëntë pikë dhe golaverazh 9-2 që do të thotë tre gola të shënuar për ndeshje, kryeson kampionatin francez, ashtu sikurse edhe pritej, pasi “të shenjtët” nuk kanë konkurrent në Ligën e 1-rë franceze.
Sfidanti.al