Ankandi për numrin 7, tifozët e Realit zgjedhin pasardhësin

Kristiano Ronaldo është larg tashmë, dhe sado të mërzitur të jenë, tifozët e Realit duhet të bëjnë një zgjedhje. Gazeta “AS” i ka ftuar ata që të votojnë se cili lojtar duhet të trashëgojë fanelën e famshme me numrin 7, që ende është pa “zot” në dhomën e zhveshjes në “Bernabeu”.

Pasi mijëra prej tyre votuan, përfundimi ishte se më meritori për këtë nder është Marko Asensio, ndërsa papritur në vend të dytë doli afrimi i ri në skuadër, Vinicius. Gjithsesi, tifozët kanë lënë edhe një alternativë, pasi në vend të tretë është ndonjë blerje e re e presidentit Perez. Padyshim, jo Nejmari, pasi dihet se braziliani gjithnjë dëshiron fanelën me numrin 10.

Sfidanti.al