Napoli, në fakt, luajti me hope gjatë disa ndeshjeve miqësore në prag të fillimit të Serisë A, por, sidoqoftë, në ndeshjen e parë të kësaj Serie të zgjedhurit e Karlo Ançelotit dhanë një shfaqje futbollistike të përkorë, duke arritur një fitore (1-2) të rëndësishme në “Olimpiko” ndaj Lacios.
“Ky është një Napol i fuqishëm, unë gjithnjë e kam thënë këtë. Unë prandaj edhe erdha këtu, sepse kam besim te dëshira dhe tek entuziazmi i tij këtij klubi, ndërkohë që edhe kualiteti i tij është jashtë çdo dyshimi. Ne treguam karakter dhe një lojë të mirë, por, megjithatë, ne dimë të luajmë edhe më mirë, sepse sapo kemi dalë nga faza përgatitore. Në fillim të ndeshjes, ne nuk ishim aq agresivë, por neve na zgjoi goli i Lacios dhe, atëherë, ne treguam fytyrën tonë të vërtetë”, tha Ançeloti.
Sfidanti.al