S’dua t’i besoj fjalët e Subashiçit, po portën cili do ta zotërojë…

Portieri nr. 1 i përfaqësueses së Kroacisë dhe një nga portierët më të mirë të Botërorit të fundit të Rusisë, Daniel Subashiç, me një mesazh emocional u nda nga kombetarja kroate që fitoi medaljen e argjendtë në kampionatin botëror:
“Të dashur tifozë,
Erdhi koha që, mbas 10 vitesh në përfaqësuese, unë t’i them lamtumirë ëndrrës sime më të bukur. Ky ishte një udhëtim i gjatë, që nga viti 2008, kur mua më thirrën për herë të parë që të luaja me përfaqësuesen kroate.
Dua që nga zemra t’i falënderoj të gjithë trajnerët, pasi nga ata unë mësova shumë gjëra. Dua që të përmend në mënyrë të veçantë Sllaven Biliçin që ishte i pari që më thirri në kombëtare. I falënderoj të gjithë të afërmit e mi dhe familjen time që ka qenë pranë meje që ditën e parë dhe te të cilët unë jam mbështetur në momentet më të vështirë.
Në fakt, këtë vendim unë e kam marr që para Botërorit, duke qenë se doja që ta mbyllja karrierën time me pjesëmarrje në një kampionat botëror”, shkroi në rrjetet sociale ky portier i shkëlqyer nga Zadari.
Sfidanti.al