Një informacion sensacional ka publikuar dje “L’Ekipi” francez që pretendon se e di emrin e pasardhësit të Zhoze Murinjos te Mançester Junajtidi. Pavarësisht se kur do të mund të ndodhë shkarkimi ose largimi i Murinjos nga Junajtidi, trajneri francez, Zinedin Zidane, ka dëshirë që një ditë të bëhet trajner i “djajve të kuq”. Gazeta e mësipërme thotë se Zidane do që ta provoje veten në Premer Ligën angleze, më konkretisht te Junajtidi.
Sidoqoftë, duhet të vihet në dukje se Zidane ka një miqësi të kahershme me dhelprin e vjetër, ish-trajnerin kohëgjatë të Junajtidit, ser Aleks Ferguson.
Sfidanti.al