Lavileni, kujdes; adoleshenti Duplantis po të kërcënon.

Renod Lavileni është rekordmeni botëror në kërcimin me shkop me 6.16 m, por ky rekord mund të thuhet se është vënë që tani në dyshim. Nga kush? Nga Armand Duplantis, fituesi i medaljes së artë në Evropianin e Berlinit kur kaloi lartësinë prej 6.05 m. Është vetëm 18 vjec dhe gjatë garimit të tij, suedezi ka krijuar idenë se shumë shpejt do të shënojë rezultate të pabesueshme.

Fakti është që në evropianin e atletikës që u mbyll të dielën, Duplantis të gjitha lartësitë e tentuara i kaloi që në provën e parë. Me formën e shfaqur ai mund të tentonte të thyente edhe rekordin botëror të Lavileni, por në fund preferoi të mos e bëjë këtë. në fakt koha është në favorin e tij pasi Duplantis është vetëm një adoleshent që e ka të ardhmen përpara. Përsa i përket garës në evropian, Duplantis la në vendin e dytë Timur Morgunov me 6 m, ndërsa Lavilenie u detyrua të kënaqej me medaljen e bronztë pasi e mbylli garimin e tij me kërcimin e lartësisë 5.95 m.

sfidanti.al