Kalinic thumbon Milanin: I lumtur qe jam te nje klub qe luan ne Champions

Nikola Kalinic ka thene fjalet e para te tij si futbollisti i Atletiko Madrid. Sulmuesi kroat nuk e fshehu kenaqesine e tij per transferimin te nenkampionet e Spanjes nderkohe qe nuk ngurroi te thumboje as Milanin

‘Jam shume i lumtur per mundesine qe me jepet per te luajtur ne kete stadium te ri dhe qe jam pjese e Atletiko Madrid-tha Kalinic-jam i kenaqur qe do te jem pjese e nje skuadre qe luan ne Ligen e Kampioneve’.

Nikola Kalinic do te mbaje fanelen me nr.9 qe dikur i takonte legjendes se skuadres se Atletikos, Fernando Torres. Por kroati do te duhet te luftoje shume per nje vend ne skuader se ciles nuk i mungojne futbollistet e talentuar.

Sfidanti.al